"Burgu nuk do të ndërtohet në Medvegjë"
Lokale

"Burgu nuk do të ndërtohet në Medvegjë"

25.Jul.2014 03:32
0
Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Serbisë, Nikolla Selakoviq, ka qëndruar në Leskoc ku ka hapur Zyrën për ekzektumin alternativ të sanskioneve me burg. I lutur që të komentoj njoftimin e kahershëm rreth ndërtimit të burgut në Medvegjë, ministri Selakoviq ka deklaruar:

“Medvegja ende është një zonë jo e sigurt për shkak të vijës administrative mes Kosovës dhe Metohisë dhe zonës së sigurisë tokësore. Në zona të tilla nuk ndërtohen burgje. A e dini se sa njerëz kanë shkuar nga Medvegja në 20 vitet e fundit? Nuk besoj unë se burgu do t`i kthej ata në Medvegjë".

Hapja e burgut në Medvegjë është lajmëruar nga Qeveria e mëparshme e Serbisë, ndërsa udhëheqësia lokale shpreson se kjo do të përmirësoj gjendjen e rëndë ekonomike, të varfërisë  në këtë komunë multietnike.

“Strategjia jonë, si çdo kund në botë, është që sa më pak të hapen burgje dhe se burgjet të cilët ekzistojnë të bëhen në nivel të njeriut denjë”, theksoi Selakoviq, raporton Jugmedia.

Selakoviq gjatë qëndrimit të tij të mërkurën në Leskoc, si shembull e përmendi burgun në Prokuple, i cili siç tha ai, është ndërtuar për 150 të burgosur dhe paraburgosur, ku në të tash ka rreth 60 të dënuar ose të paraburgosur./Titulli.com/

Qytetarë nga Presheva, Bujanoci e Medvegja në Vojvodinë për punë sezonale
BIPBM e vlerëson lartë aksionin e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration